Politike

Bashkimi i Metës dhe Berishës, Balla: Ne kemi…

A i trembet Partia Socialiste një bashkimi të të gjithë forcave opozitare në vend? Kësaj pyetje kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi, duke thënë se Ilir Meta ka qenë me Sali Berishën edhe kur qeveriste bashkë me PS-në.

“Në 2021 a nuk ishin bashkë? Të gjithë bashkë ishin. Saliu me Ilir bashkë kanë qenë. Edhe kur ka qene Ilir Me ne ishte me Berishën. Nuk i është ndarë shpirti kurrë. PS ka aleancë me qytetarët. Ne vazhdojmë të ruajmë aleancën.” tha Balla.

“Mjafton të shikoni zgjedhje e 6 marsit. Por në Shkodër e kanë kuptuar se nuk ka qenë zgjedhja më e mirë. PS në maj do të synojë fitoren edhe në bashkinë e Shkodrës.” shtoi ai.

Por a do të bëjë aleancë për Shkodrën me PSD e Tom Doshit? Balla theksoi se PS ka një aleancë me qytetarët dhe do të bashkëqeverisë vetëm me njerëzit e thjeshtë.

TRENDING

Exit mobile version