Shendeti

A janë antibiotikët efektivë për trajtimin e Covid-19?

Fatkeqësisht jo, antibiotikët janë joefektivë kundër Covid-19.
Covid-19 është një sëmundje e lidhur me një virus, Sars-CoV2, dhe antibiotikët janë aktivë vetëm kundër baktereve!!!
Prandaj nuk ka kuptim marrja e tyre në parandalimin e sëmundjes, ose në rast të simptomave sugjestionuese.
Kundër viruseve, të ashtuquajturat ilaçe “antivirale” mund të përdoren, ato synojnë të ngadalësojnë shumëzimin e patogjenëve.
Për momentin, ne nuk e dimë efektivitetin e këtyre barnave kundër Sars-CoV2, por provat klinike janë duke u zhvilluar dhe së shpejti duhet të ndriçojnë studiuesit dhe mjekët në këtë pikë.
Megjithatë, vini re se mjeku ndonjëherë mund të përshkruajë antibiotikë në rast të një infeksioni viral: kur ky shoqërohet me një superinfektim bakterial.
Në fakt, një infeksion nga një virus mund, në raste të caktuara, të nxisë një infeksion bakterial.
Kjo situate vleresohet nga mjeku i cili mund ta justifikoje përdorimin e trajtimeve me antibiotike, por jo për të luftuar vetë viruset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version