Aktualitet

A janë efikas testet e shpejta? Epidemiologu i njohur: 100%, e merr përgjigjen brenda 15 minutave

Në Shqipëri është krijuar një situatë kritike si pasojë e përhapjes së Covid-19 në gjithë vendin. Ndërkohë kanë nisur edhe testimet e shpejta për të frenuar përhapjen e virusit.

E pikërisht për testet e shpejta ka folur epidemiologu, Rexhep Muja, për emisionin “Shqipëria Live”. Ai tha se janë 100 për qind të saktë dhe efikase.

“Ne kemi filluar t’i praktikojmë testet e shpejta dhe janë rreth 1 mijë e ca teste të tilla që janë bërë. Po i praktikojmë në institucione si shkolla, drejtoria e policisë së Tiranës por edhe në popullatë. Kryesisht institucionet janë të mbikëqyra nga ne për testet e shpejta, si shkollat apo ku ka grumbullime të mëdha njerëzish”, tha Muja.

Ndërsa i pyetur nëse përdoret ende testimi ekzistues, epidemiologu u shpreh se “po”.

“ Ne nuk marrim telefonatë nga pacientët, por kemi një program të lidhur nga mjeku i familjes. Testi i shpejtë bëhet nga dita e parë deri te e pesta, në ditën e gjashtë të virusit bëhet testimi ekzistues”, shpjegoi Muja.

Ky i fundit tha se përgjigja merret për 15 minuta minimumi dhe se çdo informacion i jepet pastaj mjekut të familjes, dhe regjistrohet në data bazët.

“Brenda një ore hy në data bazë nëse është me Covid. Të gjithë të testuarit janë të regjistruar si pozitiv ashtu negativ”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se kur do të jenë në farmaci këto teste, ai tha se nuk “është pjesë e tij”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version