Connect with us

Shkrime

A janë të besueshme premtimet për zgjerimin e BE

Published

on

Carnegie Europe

Bashkimi Evropian u vlerësua për dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë në samitin e tij të fundit. Por ekspertë dhe analistë të njohur, thonë duke i mbajtur në “dhomën e pritjes” vendet e Ballkanit Perëndimor, unioni po i thellon zhgënjimet ndaj Brukselit të qytetarëve dhe udhëheqjes politike ballkanike.

Dimitar Bechev, studiues në think-tankun “Carnegie Europe”:

Premtimi i BE-së në lidhje me zgjerimin, nuk është aspak i besueshëm. Hera e fundit që unioni u zgjerua me një anëtar të ri ishte gati një dekadë më parë, në vitin 2013 me Kroacinë. Sa i përket pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, vendet anëtare kryesore të BE-së, sidomos Franca, por jo vetëm, janë skeptike në lidhje me këtë proces.

Edhe sa”Hungari” apo “Poloni’ të tjera mund të përballojë BE-ja, pyesin skeptikët? Mbajtja peng e politikës së zgjerimit nga ana e Bullgarisë, për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë me Maqedoninë e Veriut, nuk parashikon asgjë të mirë as për të ardhmen. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndërhyrjen e Kroacisë në politikën e brendshme të Bosnjës.

Në këtë rajon, në krye janë një brez udhëheqësish që në dallim nga ata të viteve 1990, dinë sesi të flasin në bisedimet për BE-në, por nuk i respektojnë vërtet kushtet e Brukselit për

ta bërë qeverinë transparente dhe pa korrupsion. Pastaj është çështja e Kosovës, e cila përjashton anëtarësimin e Serbisë, nëse presidenti serb Aleksandar Vucic nuk vendos ta njohë sovranitetin e këtij shteti.

Por ai nuk ka asnjë nxitje për ta bërë këtë, pasi portat e BE-së janë në rastin më të mirë gjysmë të hapura, dhe në rastin më të keq të mbyllura fort. Në këtë fazë, Mali i Zi është i vetmi që mund të anëtarësohet në një të ardhme të parashikueshme, por ndoshta jo përpara fundit të kësaj dekade.

Dhe kjo tregon se sa i kufizuar është “oreksi” i unionit për zgjerim. Por kjo gjë nuk duhet ta dekurajojë Ukrainën dhe Moldavinë, të cilëve sapo u është dhënë statusi i kandidatit . Të qenit fqinj i Rusisë dhe të zhvillosh një luftë për mbijetesë kombëtare, përbën një diferencë të madhe. Zgjerimi mund të jetë shndërruar në një shaka për ballkanasit, por nëse je ukrainas, ke shumë arsye për ta luajtur lojën.

Denis Macshane, ish-Ministër për Evropën në Britaninë e Madhe:

Bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE, kërkojnë ndërmarrjen e disa reformave, që nuk i janë kërkuar deri më sot asnjë shteti tjetër anëtar të BE-së. Vetëm dy vende janë më të varfra në Evropë:Moldavia dhe Kosova. Ukraina dhe Moldavia – po ashtu kandidat – janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia.

Edhe kur të përfundojë lufta, ka të ngjarë që Ukraina të jetë një shtet i copëtuar, dhe trupat ruse të kontrollojnë një pjesë të mirë të territorit të saj sovran. BE pranoi në gjirin e saj shtetin e ndarë të Qipros, dhe kjo nën kërcënimin e vetos greke ndaj gjithë procesit të zgjerimit në vitin 2004.

Në atë kohë, udhëheqësit e BE-së nuk thanë se nuk do të pranonin më kurrë një shtet anëtar të pushtuar nga një fuqi e huaj. A do të hiqet dorë nga ky parim për Ukrainën? Klasa e oligarkëve e Ukrainës, korrupsioni i përhapur, dhe sistemi gjyqësori i kapur, kanë pak dallim nga ato në Rusi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky synonte të miratonte një ligj kundër oligarkëve, por u akuzua për emërimin e miqve në postet kryesore të qeverisë. Transfertat financiare në Ukrainë do të jenë të mëdha. Me përjashtim të Rusinë, Ukraina është vendi më i madh i Evropës në aspektin gjeografik, dhe me popullsinë e gjashtë më të madhe në kontinent. Vendimi për t’i ofruar Ukrainës anëtarësimin ishte i pashmangshëm, duke pasur parasysh dështimin e NATO-s dhe BE-së për ta mbështetur ushtarakisht Ukrainën.

Çdo shtet i vogël mund të vërë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës, ndaj ideja e presidentit Emmanuel Macron për një BE me kategori të ndryshme anëtarësimi, mund të rezultojë të jetë ende tërheqëse. Madje edhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, deklaroi gjatë samitit të G7-ës se ai ishte ende “i interesuar” për këtë projekt.

Daniel Smilov, drejtor i Qendrës për Strategjitë Liberale, Sofje, Bullgari:

Problemi i BE-së nuk janë dhe aq përçarjet dhe dallimet mes shteteve anëtare. Unioni ka qenë gjithmonë një strukturë komplekse mbi-kombëtare, në të cilën shtetet sovrane luajnë një rol të rëndësishëm. Problemi tani është se ka përçarje të forta brenda shteteve anëtare në lidhje me çështjet kyçe.

Këtë e dëshmon saga e Maqedonisë së Veriut. Në Bullgari, kryeministri Kiril Petkov zhvilloi një betejë shumë të fortë kundër presidentit Rumen Radev, dhe disa prej partnerëve të tij të koalicionit. Pjesërisht si rezultat i saj, qeveria e Petkov u rrëzua, dhe me shumë gjasa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Në rast se do të ketë një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo do të jetë një nga arritjet e fundit të qeverisë jetëshkurtër të Petkov. Ndërkohë propozimi francez po e përçan dhe polarizon edhe Shkupin, dhe mbetet e paqartë nëse qeveria aktuale do ta miratojë apo jo atë.

Në çdo rast, kjo do të shkaktojë edhe atje një krizë politike serioze. Ndarje të tilla të brendshme – qofshin ato për agresionin rus në Ukrainë, energjinë, apo për zgjerimin – janë shkaqet kryesore të mungesës së parashikueshmërisë në BE. Dhe këtu fajtore nuk është vetëm Bullgaria, por edhe Franca, Italia, deri diku edhe Gjermania.

Ndarje të tilla të forta, nuk prekin vetëm institucionet mbi-kombëtare si BE-ja. Shembulli i SHBA-së tregon sesi një politikë e jashtme e qëndrueshme dhe e parashikueshme, mund të vështirësohet shumë nëse dallimet e brendshme janë aq të mëdha, sa ato midis presidentit aktual Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i Këshillit të Politikave Demokratizuese:

Jo. Në momentin historik të mbrojtjes së Evropës demokratike kundër një Rusie autokratike, imperialiste, BE-ja tregoi në të njëjtën kohë pjekuri – duke i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë – dhe shënoi një pikë të re të ulët në politikën e saj të zgjerimit.

Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë iu refuzua sërish hapja e bisedimeve të pranimit, pavarësisht se i kanë përmbushur kriteret prej 5 vitesh. Kosovës nuk iu dha sërish liberalizimi i vizave. Ndërsa parlamentin bullgar votoi pro një nisme të presidentit Emmanuel Macron, presidenca franceze e BE-së mund të jetë në gjendje ta shpallë si sukses zhbllokimin e procesit për Maqedonisë së Veriut, dhe njëkohësisht ta “vrasë” përfundimisht procesin e zgjerimin.

“Kompromisi” legjitimon keqpërdorimin nga Sofja të vetos, dhe imponimin e konceptit të identitetit kombëtar të vendit ndaj vendin fqinj kandidat, ashtu siç po përpiqet të bëjë Putin në Ukrainë. Në dukje, problemi i besueshmërisë së BE-së është ai i përçarjes, i një presidenti francez që është në fakt kundër zgjerimit, dhe i dështimit për të përdorur strategjikisht instrumentet e forta të unionit për promovimin e demokracisë në periferi të tij.

Nën sipërfaqe, kemi një union që e ka harruar prej kohësh arsyetimin politik pas procesit të zgjerimit, dhe lidhjen e tij me integrimin e brendshëm, me “bashkimin politik”, si dhe me dhënien përgjigje ndaj pyetjes “Ku përfundon Evropa?”.

Shkrime

Unë dua të di përse ndodhin këto krime në Shqipëri

Published

on

By

Meri Lika

Në fakt unë nuk dua të di a ndodhin në botë këto krime, unë nuk dua të di a ndodhin në Amerikë, unë po ashtu nuk dua të di a bëhen filma për to, unë dua të di përse ndodhin këtu.

Unë jam nënë dhe në shpirtin tim ka tre ditë që më godet pa pushim një ndjenjë frike, pasigurie, paaftësie, pamundësie dhe një dhimbje e madhe e cila më ka pushtuar nga momenti që mora vesh lajmin për vrasjen e vogëlushes në bregun e detit. Unë jam nga Vlora, jam rritur pranë detit, atëherë kur nuk kishte jahte, skafe e gomone dhe kam notuar në thellësitë e tij pa frikë, e mbushur me dëshirën për të përfshirë në krahët e mi, që përplaseshin, një hapësirë të pafund por dhe me dëshirën që njëjtë të më përfshinte edhe ajo hapësirë mua.

Sa herë jam zhytur në të, fëmijë por edhe tani, kurrë nuk kam menduar se Deti është një anarshi pa rregulla, pa ligje, pa vija të bardha, pa polic që të gjobit. Asnjëherë nuk e kam menduar detin si një hapësirë të çoroditur njëjtë si shoqërinë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë ne jetëshkurtërit dykëmbesh.

Deti nuk ka nevojë për qeveri, as për polic, as për sinjalistikë, as për inçeneratorë, madje as për matrapazë e sahanlëpirës që shesin veten dhe prindërimin për disa kacidhe të përlyera. Deti nuk ka nevojë për asnjë nga rregullat tona, sepse Zoti e krijoi botën, ku bën pjesë edhe deti, në një balancë perfekte.

Deti është aty që t’i japë femijës kënaqësinë e pllaquritjes në breg, ai me shumë dashuri të jepë mundësinë për të përvetësuar një aftësi të re, notin,  dhe me të të mundesh ta zotërosh.

Por, vogëlushen nuk e lanë të hynte në përhumbjen e magjishme të përfitimit të kësaj aftësie, që vetëm deti di të ta japë.

Atë e vrau një polic! Njëjtë si vrau Klodian Rashën. E vrau një punonjës i shtetit i cili paguhet që të të mbroj, paguhet që jeta jonë dhe e fëmijëve tanë të jetë e sigurt, e qetë, o Zot doja të thoja edhe e lumtur por nuk mund sepse lumturia është shumë larg prej asaj që ne përjetojmë çdo ditë.

Ndodhin edhe në botë krime të tilla? Ndodhin edhe në Amerikë?

O po e vërtetë që mund të ndodhin por këto gjallesat e matrapazuara që na tregojnë botën, nuk na thanë se çfarë ndodh në botë pasi ndodhin këto lloj krimesh!

Në fakt unë nuk dua të di a ndodhin në botë këto krime, unë nuk dua të di a ndodhin në Amerikë, unë po ashtu nuk dua të di a bëhen filma për to, unë dua të di përse ndodhin këtu.

Unë dua të di përse nuk më sigurohet jeta?
Unë dua të di përse nuk kam shëndetësi falas?
Unë dua të di përse më vidhen taksat?
Uën dua të di përse më vidhet puna?
Unë dua të di përse më vidhet e ardhmja e fëmijës?
Unë dua të di përse më vidhet idenditeti?
Unë dua të di përse më vidhet shteti?
Uën dua të di përse më vidhet kombi?
Unë dua të di përse më vidhet e drejta?
Unë dua të di përse më vidhet xhepi?
Unë dua të di përse më vidhet dinjiteti?
Unë dua të di përse më shitet politikani?
Uën dua të di përse më drejton i paafti?
Unë dua të di përse më komandon i huaji?
Unë dua të di përse më vështirësohet jeta?
Unë dua të di përse më vidhet vota?
Unë dua të di përse më mohohet e vërteta?

Unë dua t’i di të gjitha këto.

Continue Reading

Shkrime

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

Published

on

By

Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e zezë?!Nuk po i referohem vetëm rasteve të fundit të Himarës apo Laprakës ku policët janë kthyer në vrasës, nuk po i referohem as vendeve të tjera dhe as filmave ku ndodh që polici është në anën tjetër të ligjit! Pyetja është: sa ka depërtuar krimi i organizuar në polici? Cili është ndikimi i tij në nivelet e larta të policisë së shtetit?

Në kushtet kur krimi ka penetruar në politikë, në Parlament, në drejtësi, në administratë sa shanse ka që policia të ketë qenë imune? ZERO! Dhe mjafton vetëm çështja e hashashit (2017) ku SHISH denoncoi 120 oficerë policie të përfshirë në trafik, mjafton dënimi i zyrtarëve të lartë të policisë për trafik narkotikësh, mjafton përfshirja e oficerit të policisë në zgjedhje në Dibër apo përfshirja e drejtorit të përgjithshëm të policisë në fshehje dhe manipulimin në ngjarjen e Elbasanit prill 2021 për të thënë që kemi një problem të madh te “koka e policisë”
Pyetja është: sa është gjerësia, thellësia dhe perimetri i infiltrimit të krimit në policinë e shtetit?Në fund të vitit 2016 IDM (Instituti për Demokraci dhe Ndermjetesim) publikoi një studim: integriteti dhe korrupsioni policor në Shqipëri! Studimi 18 mujor (maj 2015- nëntor 2016) vinte në dukje praninë e korrupsionit në nivelet e larta drejtuese të policisë! Ky përfundim u arrit nga pyetësori i realizuar brenda trupës policore!

Reagimi?!
Një sulm brutal nga drejtuesit politik të policisë dhe madje edhe një letër për trupin diplomatik për “manipulim të rezultateve” dhe keqpërdorim të taksapaguesve europiane! Drejtuesit e policisë, për turpin e tyre, sepse koha i nxorri lakuriq, nuk e quajtën studim, por deklaratë politike! Nëse do të ishin marrë seriozisht gjetjet mund të kishin bërë ndonjë punë me të mirë, por siç duket plani ka qenë hashashizimi.
Logjika e fshehjes, manipulimit, kundërsulmi që këto janë sulme politike ndeshet pothuaj në të gjithë ngjarjet e rënda ku është përfshirë policia.Dhe pas çdo ngjarje të rëndë lëvizjet në polici bëhen sipas parimit: “drejtorë ishim, drejtorë mbetëm”. Ikën Hasani dhe vjen Hyseni! Hasani shkon ku ishte Hyseni!

Në kulmin e popullarizimit të fjalës vetting u fol dhe për vettingun në polici! Jo për të gjithë policët, por për drejtuesit! Pyetje retorike: pse u sabotua vettingu në polici? Sa persona kaluan vettingun? A do të rinisë vettingu?

Pse testi i drogës nisi dhe nuk bitisi? A do të rinisë testi drogës?

Po kështu me gjurmët e gishtave në 2013. Kur po dilnin shumë të daktiloskopuar nga policitë europiane, kontrolli u ndërpre. Do të rinisë ky proces?

Në interpol tirana para pak vitesh u emërua një person i skeduar për drogë në një vend perendimor. Pati brerje ndërgjegje në vetvete dhe u dorëhoq. Përndryshe do të vazhdonte punë i qetë aty.

Policia ka vuajtur historikisht nga kontrolli politik dhe po vuan nga kontrolli/ndikimi i krimit.Policia mbetet sot institucioni më i pa reformuar.

“Ne jemi gurët ju sipër nesh jeni uji! Uji ikën ne mbetemi” – thoshte një polic për drejtuesit politikë që shkojnë dhe vijnë!

Sado e përsosur të bëhet drejtesia e re, pa policinë është si pedale pa zinxhir. Është policia që i jep lëndën e parë Drejtësisë. Nëse policia ofron krundre mos të presim që Drejtësia të nxjerrë nga furra e saj “bukë gruri”

Continue Reading

Shkrime

Artan Fuga: Shqiptari punon kot

Published

on

By

Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend shumë i prapambetur dhe me një ekonomi me performancë shumë të dobët, nga e cila vuajmë ne shqiptarët, pra edhe arsyeja kryesore se përse nuk i mban fëmijët e saj që largohen si zogj korbi nëpër botë është se pjesa më madhe e fuqisë puntore është e angazhuar në sektorë pa rendiment, ose që nuk prodhojnë asgjë, ose që janë sektorë parazitarë, ose paguhen në administratë për punën që nuk e bëjnë.
Imagjino, dhjetëra e dhjetëra mijë dyqane gjoja ekonomi familjare, ku ka tridhjetë shitës privatë që shesin të njëjtin kastravec në një rrugicë.
Imagjino, dhjetëra e dhjetëra mijë bujq që i quajnë fermerë, hahahahaha, që ruajnë ndonjë lopë me gjinj të tharë, ose mbjellin presh, sa për bukën e tyre, duke mosshfrytëzuar Tokën – Mëmë, me bark pjellor.
Imagjino dhjetëra mijëra punonjës shërbimesh në administratë, të punësuar për të mos bërë asgjë.
Shqiptari në treçerekun e njerëzve që punojnë, punon kot, pa rendiment.
Ky është kurthi! Se po të hiqen nga puna vdesin për bukë. Po të mbahen në punë vdesin Shqipërinë.
Kjo kërkon zgjidhje me reforma strukturore që gradualisht ta kalojë forcën e punës ne sektorë performantë, jo të mbrojmë gjoja elektoralisht statukuonë ku shqiptarët i detyrojnë të vrasin miza gjithë ditën!
Po nuk u kuptua kjo korrusioni, klientelizmi elektoral, emigracioni, dembelizmi, injoranca do të vazhdojnë të bëjnë kërdinë!
Si koncert në vitin 36! Nga mitingu në aheng, nga ahengu në miting duke kaluar nga kafeneja e lagjes!
Merruni ju merruni me e lagu se lagu, me komunizma, me luftë kundër nostalgjive, me spiunë e me dosje, Shqipëria ka lakun në fyt dhe po e mbysin dembelët e detyruar.
Nëse qeveria, SPAKU, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë, aman, aman, do t’i analizojnë të dhënat do të shohin se gjendja është e lemerishme.
Vjedhjet dhe grabitjet përpara harxhimit kot të fuqive të kombit, tharjes së tyre sepse çdo organ që nuk punon thahet, janë asgjë, një pickim i vogël!
Jam gati ta provoj, por faktet do të jenë të dhimbëshme!
Po kush të dëgjon se, kush të lexon se !
Continue Reading

Shkrime

O ju hapsha trutë, hipokrita

Published

on

By

Akademiku Artan Fuga me anë të një shkrimi në rrjete sociale është ndalur te dosjet e ish-sigurimit të shtetit.
Nga ARTAN FUGA
Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut!
Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007,
tani ka plas komedia!
Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua ! – bërtasin!
O ju hapsha trutë!
Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij!
Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën!
Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!
Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun – sikurse thoshte gjyshja ime!
Hipokrita!
Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin!
Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë!
Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth!
Continue Reading

Shkrime

Të gjithë hallexhinjtë në një dosje të ish sigurimit

Published

on

By

Nga Astrit Patozi

Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ketë qenë bashkëpunëtor i Sigirimit të Shtetit, por i gjithë ky debat të jetë fryt i një gabimi të qëllimshëm ose jo me dosjen e tij. Jo se më dhimbset ai, pasi mendoj se ka pasur mundësi të bëjë plot gjëma të tjera gjatë këtyre 30 vjetëve, për të cilat, jo vetëm nuk është ndëshkuar kurrë, por përkundrazi është graduar dhe lartësuar në vijimësi.

Por mendoj se do të ishte shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare të mësonte papritur se njeriun, të cilin në kaq shumë vite e kemi pasur President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe gjithçka tjetër, si askush përpara tij, që nga koha e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe e Enver Hoxhës, ta ketë nisur rrugëtimin e tij politik si spun i rëndomtë i shokëve të klasës.

Do të ishte poshtëruese për gjithë këto dekada rraskapitëse, edhe pse shtetit gjysëm demokratik dhe gjysëm qesharak, që kemi ndërtuar, i pikon çatia edhe në vrima të tjera. Ndaj edhe dua në vetvete që mundësisht të provohet e kundërta. Por dëshira ime është një gjë, ndërsa e vërteta një gjë tjetër.

Reagimin e vetë Ilir Metës, megjithë rezervat dhe boshllëqet e mëdha që kërcasin dhe të bëjnë të dyshosh edhe më shumë se ditën e parë, kur ai zgjodhi të heshtte, i gjej brenda natyrës së tij dhe po ashtu në përputhje me ligjësitë e një politike të njohur dhe kronike, që mbi të gjitha nuk ka asnjë respekt për faktet.

Tek e fundit, ndoshta atij nuk i mbeteshin shumë zgjidhje, ndaj edhe duhet mirëkuptuar. Por edhe pse tema është e goxha e nxehtë dhe sensitive, prapëseprapë nuk e shikoj sot si njeri në hall të akuzuarin e ditës me incialet I.M.

Pas 11 vjetësh, mendoj se Ilir Meta ka arritur të ketë shumë më tepër mbështetës publikë, se sa kishte në vitin 2011, kur u shfaq ajo videoja e famshme me të ndjerin Dritan Prifti. (Ambasadori Nesho ndoshta do të na e shpjegonte këtë fenomen me efektet shpërthyese të popullit të 2 marsit).

Dhe të mendosh që ajo pavarësisht përmbajtjes së rëndë dhe kompromentuese, ishte gjithësesi një bisedë e përgjuar. Kurse tani jemi përballë një dokumenti shtetëror. Dhe pyetja është se çfarë duhet të bëjë dikush më shumë që të konsiderohet të paktën i dyshuar nga një kategori e caktuar politiko-mediatike. Mbase të vrasë dikë live tek sheshi “Skënderbej”, në prani të më shumë se 100 dëshmitarëve, me kushtin që asnjëri prej tyre të mos i përkasë partive të lirisë.

Në këtë kuptim, Ilir Meta duket se ka bërë hapa përpara gjatë këtij dhjetëvjeçari, jo vetëm se i ka shtuar karrierës së vet dy nga postet më të rëndësishme të shtetit, por sidomos se i janë bërë më të shumtë “guximtarët”, të cilët janë gati të mos skuqen e zverdhen fare duke e marrë përsipër atë edhe për skutat më të errëta të jetës së tij. Për të cilat mbase edhe njerëzit më të afërt të familjes do të hezitonin, sepse historia famëkeqe e Sigurimit të Shtetit është e mbushur plot me inçeste te tmerrshme politike.

Këta po që më dhimbsen, natyrisht, jo të gjithë me të njëjtën masë, sepse e ka secili një koeficient të vetin në varësi të hallit apo interesit të momentit, por ndoshta edhe të kapacitetit për të gëlltitur turpin me bukë, duke i thënë ik tutje çdo nocioni të logjikës më elementare, që i dallon qeniet e qytetëruara nga të tjerat.

Jo Ilir Meta, por ata janë të pashpresë dhe me ta nuk ka asnjë vlerë debati. Se në fund fare pasi të të kenë lodhur me kapërcimet psikoanalitike mund të të thonë që këta po vjedhin me inceneratorët dhe ti mbetesh pa tekst. Dhe është e kotë t’ua kthesh, që jo vetëm me inceneratorët, por në çdo qelizë të jetës ekonomike të vendit rilindasit e Edi Ramës janë duke bërë kërdinë, madje tani më shumë se dikur, ngaqë janë edhe vetëm, pa aleatët e dikurshëm të LSI-së.

Sepse kjo nuk na jep imunitet asnjërit prej nesh që të mos na quhen krimet apo poshtërsitë e sotme apo të dikurshme, aq më tepër ato që mund t’i kemi kryer shumë kohë përpara se Ilir Meta me disa heronj të tjerë të na sillte demokracinë në Shqipëri, këtu e 32 vjet të shkuara.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING