Politike

“A jeni akullore?”/ Vangjush Dako “kyç” gojën para gazetarëve

Seanca e sotme në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako u shty për në 17 prill. Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Pas daljes nga GJKKO, Dako u përball me pyetjet e gazetarëve si “A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore?”, por vendosi të mos u përgjigjej dhe të mos prononcohej për mediat.

Kujtojmë se katër ditë më parë, Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e arrestit shtëpiak për Vangjush Dakon. SPAK kërkoi rikthimin në qeli të ish kryebashkiakut të Durrësit ndërsa gjykata e liroi pasi përfunduan afatet e paraburgimit.

Ai u arrestua qershorin e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dako u lirua nga qelia në shkurt me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për të. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati dhe shpërdorim të fondeve publike për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

TRENDING

Exit mobile version