Aktualitet

A ka një dëshmitar të ri, kundër Ilir Metës?

Gazetari Eni Ferhati thotë se është e paqartë nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë për çështjen CEZ-DIA.

Ferhati u shpreh se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.

“Është e paqartë nëse SPAK-u ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë, që i ka treguar Prokurorisë së Posaçme fakte të reja për implikimin e zotit Meta apo dhe zyrtarëve të tjerë të kohës që kanë qenë në funksione në atë kohë.

Flitet për Elvis Matjan, i cili rezulton ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA, njeri i afërt me Kastriot  Ismailajn dhe ish-kreu i LRI-së në vitin 2005.

Sot zoti Meta e cilësoi atë një mashtrues të përzënë nga LSI-ja. Në dijeninë time, ky shtetas nuk ndodhet në territorin shqiptar, nuk dihet nëse SPAK-u mund të ketë arritur të përfitojë ndonjë dëshmi apo ta ketë kthyer këtë shtetas në të penduarin e drejtësisë”, theksoi ai.

TRENDING

Exit mobile version