NTV
No Result
View All Result
23/02/2021 , 19:17
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
23/02/2021 , 19:17
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

A ka njerëz që janë të ‘paprekshëm’ nga COVID-19?! Shkenca italiane po studion rastet e ‘imunëve natyralë’!

by Cuci
25/01/2021 , 15:56
Greqia në alarm, rriten rastet me variantit e ri të COVID-19
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një viti pandemie dhe miliona të infektuarve, mbeten akoma në hije rastet e atyre që duket se janë të paprekshëm nga virusi Sars Cov2.

Valeria Fabbretti e Alessandro Antonini, një çift nga Terni por që jetojnë në Milano janë një shembull. Ai një vit më parë u sëmur por që mendonte se ishte një ftohje, ndërsa ajo që i qendronte pranë për t’u kujdesur për të, por pa u infektuar. Konfirmimi vjen disa muaj pas testit serologjik. Antonini rezulton pozitiv, Fabretti jo. Si mund të shpjegohet aftësia e disa individëve për t’i rezistuar infektimit? Është ende herët për ta thënë shkencërisht edhe pse shkencëtarët që po studiojnë këto raste, e kanë një ide tashmë.

“Kur ka një pandemi, faktorët në lojë janë patogjeni, mikpritësi dhe ambienti ku zhvillohet infeksioni” shprehet Giuseppe Novelli, gjenetist i poliklinikës ‘Tor Vergata’ në Romë dhe president i Fondacionit Giovanni Lorenzini të Milanos. “Ne jemi përqendruar te e dyta që është thelbësore.Në muajt e parë të infeksionit kemi konstatuar që ka asimptomatikë, rastet mesatare dhe rastet e rënda. Por nëse virusi është i njëjti atëhere është e qartë se diferencën e bën mikpritësi. Kjo ndodh gjithnjë, me të gjitha infeksionet”shprehet ai.

Një ekip shkencëtarësh të ‘Tor Vergata’, sëbashku me një grup prej më shumë se 250 laboratorësh në të gjithë botën janë koordinuar nga ‘Rockfeller University’ i New York dhe po provojnë të gjejnë shpjegimin.

“Po studiojmë ADN e personave dhe të bëjmë lidhje statistikore në bazë të moshës dhe gjinisë. Jemi fokusuar fillimisht te të sëmurët rëndë dhe kemi zbuluar se ekziston një 10-12 % i rasteve që kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë. Ata nuk arrijnë të prodhojnë molekulën e parë të mbrojtjes!

Mbi bazën e kësaj eksperience kemi pyetur nëse ka diferenca gjenetike në ato që ne i kemi quajtur ‘rezistentë’, pra personat që kur bashkëjetojnë me një subjekt që është konfirmuar pozitiv, jo vetëm nuk sëmuren por as nuk infektohen fare.

Ndikimin rëndues në infeksion e kanë një serë faktorësh risku. “Kemi gjetur së paku 50 gene që sot japin pak a shumë tendencën e sëmundjes. Por kjo nuk mjafton pasi që të konfirmohet shkencërisht, duhet edhe të provohet klinikisht. Duhet të shohim nëse këto gene kanë një peshë në këtë çështje” shprehet Novelli.

Për të arritur në rezultate të saktë shkencore që shpjegojnë se pse disa njerëz janë të paprekshëm nga virusi, duhen bërë shumë studime, sidomos mbi ato që konsiderohen raste të veçanta, si ai I çiftit nga Terni. Novelli shpjegon se ka nisur një proces seleksionimi i këtyre rasteve me qëllim nxjerrjen e një përfundimi shkencor që do t’i shërbejë jo vetëm kësaj pandemie por edhe se ardhmes. Nuk është e lehtë që të kuptohet nëse ka njerëz që janë vërtet imunë ndaj virusit, duke u bazuar vetëm në një test për Covid-in.

Sikurse nënvizon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes, “imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat. Eksizton edhe imuniteti i ashtuquajtur qelizor”.  Për ta zbuluar është e nevojshme që të studiohen rruazat e gjakut.

Por një e panjohur e madhe në këtë proces është fakti se disa tamponë kanë sensibilitet rreth 70 %,që do të thotë se 30 % e rasteve nuk identifikohen për këtë shkak. Pa llogaritur pastaj edhe faktin se 50 % e rastve janë asimptomatike e në këtë mënyrë përbëjnë edhe”thembrën e Akilit” të kësaj pandemie.

Related Posts

Shpresë për botën! Të dhënat nga Britania tregojnë se vaksinat po funksionojnë, bie ndjeshëm rreziku i infektimit
Bota

Vaksinimi kundër COVID – Si të krahasojmë vendet në Europë?

23/02/2021 , 15:51
Covid në Republikën Çeke – Ezaurohen kapacitetet spitalore
Bota

Covid në Republikën Çeke – Ezaurohen kapacitetet spitalore

23/02/2021 , 14:46
Zbulohet varianti “Amazon” i COVID – Tri herë më ngjitës…Regjistrohen rastet e para në Brazil
Bota

Hungari – S’ka vaksina perëndimore apo lindore por të mira dhe të këqija

23/02/2021 , 14:43

Recent Posts

  • Vaksinimi kundër COVID – Si të krahasojmë vendet në Europë?
  • Bilanci në Kosovë – 368 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 4 të tjerë
  • Një tjetër kopësht me kushte dhe standarte të njëjta me kopshtet në Evropë hap dyert për 150 fëmijë
  • A do të shkojnë çamët të përçarë në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Greqia shtyn afatin, Kapshtica qëndron e mbyllur deri më 8 mars

Kategorite

  • Aktualitet (1,915)
  • Bota (1,894)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (235)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (119)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (295)
  • Kronike (672)
  • kryesore (1)
  • Kulture (56)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (627)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (116)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,252)
  • Politike (854)
  • Rajon (171)
  • REAGIM (118)
  • Shendeti (427)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (384)
  • Videonews (360)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!