NTV
No Result
View All Result
18/04/2021 , 10:30
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/04/2021 , 10:30
NTV
No Result
View All Result
Home Sociale

A mund të kontribuojë koncepti i reduktimit të dëmit në uljen e numrit të duhanpirësve?

“Ne kemi nevojë për legjislacione të reja që ta bëjnë të qartë dallimin mes produkteve që e djegin duhanin dhe produkteve pa djegie. Organizata Botërore e Shëndetit mundet, përmes konceptit të reduktimit të dëmit, t’u japë duhanpirësve mundësinë për ta lënë duhanin”.

by Ballhysa
08/04/2021 , 10:58
A mund të kontribuojë koncepti i reduktimit të dëmit në uljen e numrit të duhanpirësve?
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte ky përfundimi që nxori paneli i konferencës online “FCTC COP9: Çfarë duhet bërë për konceptin e reduktimit të dëmit”, në pritje të konferencës së nëntë të Organizatës Botërore të Shëndetit për kontrollin e duhanit (COP 9).

Në këtë event u diskutua për masat që mund të ndërmerren për ta përhapur konceptin e reduktimit të dëmit të duhanit në të gjithë botën.

“Jam i bindur se në njëfarë mënyre, ekziston një luftë kundër nikotinës, e cila e ka burimin në institucione të ndryshme”, u shpreh Harry Shapiro, një prej autorëve më të njohur britanikë sa i takon temës së konceptit global të reduktimit të dëmit. Ai shtoi se Organizata Botërore e Shëndetit është në dijeni të rëndësisë që ka koncepti i reduktimit të dëmit kur vjen fjala për disa lloje të tjera të varësisë apo për të parandaluar përhapjen e HIV por, siç thotë, “duket se ky koncept për ta nuk ka rëndësi kur vjen fjala për kontrollin e duhanit.”

 

“Gjëja më e rëndësishme sa i takon konceptit të reduktimit të dëmit, kur flitet për tymin e cigares, është mundësia që ky koncept ofron, një mundësi që mund t’i ndihmojë duhanpirësit ta lënë duhanin”, thotë Shapiro duke shtuar se është e domosdoshme mbështetja në luftën për të mbrojtur shëndetin publik, nga teknologjia, konsumatorët dhe sektori publik.

 

Shapiro thekson se të gjitha alternativat pa tym e kanë tjetërsuar industrinë, ashtu sikundër produktet e nikotinës që nuk e djegin duhanin” i kanë dhënë mundësinë OBSH-së të largohet nga politikat e mëparshme, të cilat nuk funksiononuan.”

“Unë mendoj se kemi nevojë për legjislacion, i cili në mënyrë të qartë i ndan produktet me djegie nga produktet që nuk e djegin duhanin,” përfundoi Shapiro, duke theksuar se ligjet ekzistuese nuk kanë më kuptim.

Peter Beckett, konsulent dhe ekspert i legjislacioneve të Bashkimit Evropian, kujtoi se të gjitha vendet evropiane kanë nënshkruar Konventën Themelore për Kontrollin e Duhanit (FCTC), e cila synon të vendosë standarde në këtë fushë.

“Kontrolli i duhanit përfshin gjithashtu strategji për reduktimin e dëmit, pra strategjia duhet të përdoret për të reduktuar ekspozimin e dëmshëm ndaj tymit të duhanit,” tha Beckett.

Në vitin 2005, Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilloi Konventën Themelore për Kontrollin e Duhanit me synimin për të dhënë udhëzime për legjislacionet lokale, në lidhje me përdorimin e duhanit. Që atëherë, përfaqësuesit takohen çdo dy vjet për të diskutuar mënyra sesi Konventa, apo zbatimi i saj, mund të përmirësohet. Ky takim quhet Konferenca e Palëve në Konventën Themelore për Kontrollin e Duhanit dhe pritet të mbahet për herë të nëntë në nëntor 2021.

BalkanWeb/

Tags: duhanikryesore

Related Posts

I sëmuri vdiq në shtëpi, mjekja në Durrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm
Sociale

Vala e fshehtë e pandemisë/ Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga Covid-i

17/04/2021 , 9:48
Këngëtarja Adelina Ismajli bën me shtëpi 12 familje që jetonin në kushte të vështira ekonomike
Sociale

Këngëtarja Adelina Ismajli bën me shtëpi 12 familje që jetonin në kushte të vështira ekonomike

16/04/2021 , 10:31
Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020
Sociale

Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020

15/04/2021 , 10:15

Recent Posts

  • 3 milionë të vdekur në shkallë botërore nga koronavirusi
  • Kosova regjistron tetë viktima dhe 498 të infektuar me koronavirus
  • Studimi italian/Fëmijët, efektet e izolimit dhe bllokimit nga Covid! Ankth dhe frikë nga errësira
  • “Ndaj Napolit do të jetë sfidë impenjative”, flet Konte: Kritikat? Kam kuptuar se…
  • QazCovid-In / Vaksina e parë dhe e vetme kundër Covid19 e prodhuar tërësisht në Kazakistan

Kategorite

  • Aktualitet (2,254)
  • Bota (2,777)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (168)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (398)
  • Kronike (1,077)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (3)
  • LAJMI I FUNDIT (154)
  • Lifestyle (777)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (158)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,155)
  • Politike (1,634)
  • Rajon (222)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (662)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!