Politike

A po ja rrëmbejnë opozitën Sali Berishës? Ja si përgjigjet Dashamir Shehi: Shumica janë…

Kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë televizive, foli për situatën politike brenda opozitës.

Pyetjes nëse po i rrëmbehet opozita Sali Berishës, Shehi u përgjigj duke thënë se shumica janë puqur te Berisha, edhe pse ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie.

Më tej kryetari i LZHK-së tha se kishte pritshmëri, por nuk pati një shteg të ri.

“Inshalla do ja marrin opozitën Sali Berishës, por shumica janë puqur tek ai. Unë nuk shoh diçka të re. Mendova se do çahej një trajektore e re. Nuk ka rëndësi nëse kthehesh hir apo me pahir në politikë. Unë mendoja se do kishin kurojo, do kishim një shteg të ri. Nuk ka shteg të ri. Unë parë vazhdoj, do i bie murit me kokë. Do mundohemi të sjellim diçka të re. Deri ku do mbërrijmë? Nuk e di, zgjedhjet i kemi vitin tjetër dhe do shohim votat. Nëse nuk marr më vota, i bie që dita ime ka mbaruar.

Nuk është truall kjo, që ikën, largohet pronari i vjetër dhe i riu bën pallatin. Këta nuk patën kurajo për të bërë diçka ndryshe.”, tha Shehi.

TRENDING

Exit mobile version