Politike

A po vjen Blinken për Edi Ramën?

Çfarë shet Edi Rama? Rama duket se është një hap përpara të gjithë të tjerëve. Nëse të tjerët premtojnë se do të mbështesin drejtësinë, ai i deklaron Blinkenit se ka çuar ministrat e tij në burg – pra atë çka të tjerët e kanë fjalë, ai e ka vepër.
Ai deklaron se është kryeministri i parë i këtyre 30 vjetëve i cili publikisht iu thotë minstrave dhe deputetëve të tij se nëse ata i ndjek drejtësia, qeveria nuk i mbron. Asnjë kryeministër para tij nuk ka vepruar kështu.
Edi Rama është kryeministri i cili nuk ka agresuar me emër e mbiemër publikisht, asnjë gjyqtar e prokuror. Rama përmend se ka zbatuar çdo kërkesë të ShBA në fushën e sigurisë.
Këto shet Edi Rama tek Blinken.
Duke shitur këto, ai iu kujton amerikanëve se skanë arsye për ta goditur e për ta zëvëndësuar. E edhe nëse kanë ndonjë arsye, skanë me kë ta zëvëndësojnë.
Me kë do më zëvëndësoni? – është pyetja e heshtur e Ramës. Me Sali Berishën? Me Ilir Metën? Apo Lulzim Bashën i cili as ka takat, as ka kapacitet për të ndërtuar stabilitet politik, plus ka precedentin (2013-2021) që në komplot me Berishën e Metën ai ka ka djegur mandatet dhe bashkitë me synim destabilizimin e sistemit politik kundër reformës në drejtësi.
Edi Rama ka ndërtuar një kredo me amerikanët. Pretendimet e ndjekësve të Sali Berishës se amerikanët mbështesin ekskluzivisht Ramën kundër opozitës, sepse amerikanët duan diktaturë, janë pretendime fëmijnore.
Edhe pretendimet e pak ndjekësve të Lulzim Bashës se amerikanët janë polici në shërbim të Bashës, se ata do ia godasin Ramën, do ia hapin rrugën, do ia mbledhin njerëzit dhe votat, do ia bëjnë karrigen gati që atij t’i duhet vetëm të ulet, janë edhe më fëmijnore. Pra amerikanët do prishkan aleancën me PS, do u bëkan të njëanshëm kundër PS në favor të Lulit? Pse? Tragjikisht komike. Realiteti imagjinar.
Është e thjeshtë: Amerikanët as preferojnë diktaturë, as kanë tendencë kundër opozitës, as kanë për të qenë fuqia imagjinare pro dikujt e kundër dikujt tjetër. Ata kanë gjetur tek Rama partnerin e vetëm serioz i cili ka takat për stabilitet. Dhe e ruajnë partneritetin me ketë partner.
Nëse vijëzohet e ngrihet një formacion tjetër politik me fuqi kosntante dhe të qëndrueshme brenda Shqipërisë, pa dyshim që njihet si partner. Kaq, pa fantazi luliste, pa konspiracion salist.
All reactions:

14

TRENDING

Exit mobile version