Kronike

Abuzoi seksualisht me djalin e mitur, arrestohet mjeku shqiptar në Itali

Mëngjesin e djeshëm, një 44-vjeçar shqiptar, i vetëquajtur osteopat (që merret me mjekësinë alternative), u arrestua nga policia e Rovatos, Itali pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të mitur.

Hetimi filloi në korrik, kur nëna e një pacienteje shumë të re mësoi për abuzimin që kishte pësuar djali i saj gjatë trajtimeve osteopatike për muskujt dhe kockat.

Denoncimi i paraqitur nga gruaja në polici nisi hetimet, duke bërë të mundur identifikimin e viktimave të tjera të 44-vjeçarit shqiptar, i cili, duke përfituar nga profesioni i tij dhe mbrojtja e dobët e pacientëve ka kryer abuzim seksual me të paktën katër persona.

Pas arrestimit në qytetin e Bolonjës, shqiptari është lënë në burg ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar episode të mundshme të ngjashme.

TRENDING

Exit mobile version