Pinknews

Adelina Tahiri thotë se e ka rritur burri

Këngëtarja Adelina Tahiri këtë herë ka bërë një rrëfim ndryshe teksa është pyetur për jetën e saj private dhe bashkëshortin Serjoza Markov, me të cilin ka dhe një djalë, të cilin e quajnë Joni.

Gjatë një interviste në “Why Not”, Adelina Tahiri, është shprehur se i vjen keq që bashkëshorti i saj nuk ka qenë mashkulli i parë në jetën e saj.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vje?e. Kam një jetë, më rriti burri (qesh). Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja”, tha Adelina.

Më tej këngëtarja tregoi momentin ku iu rrëfeu prindërve të saj për marrëdhënien me Markov.

Babai im është i njohur në Maqedoni dhe nuk është se nuk kishte dëgjuar di?ka. Po nuk ishte moment që t’ja thoja dhe nuk kisha forcën pasi jam vajza e parë në familje dhe kam qenë si djali i babit, jo vajza e babit. Kemi qenë me pushime në Bodrum dhe vendosa tja thoja. Kurrë nuk kam për ta harruar atë moment.

Ja thashë të gjitha, që jam me një person që nuk ka të bëjë me fenë, nacionalitetitn, moshën time, dhe kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij, prandaj janë prindërit. Mu kthye, asnjë fjalë nuk më tha, i dolën lotët dhe më tha: Prindërit dhe fatin nuk e zgjedh kurrë ti, janë punët e zotit. Kështu që unë të përkrah deri në fund. Më tha se do të jem me ty, të kam rritur, të kam edukuar dhe i besoj vendimeve të tua. Tani e do atë më shumë se mua”, përfundoi ajo./

TRENDING

Exit mobile version