Politike

Adriana Kalaja i turret punëtorit: Zbrit poshtë, se do të tërheq zvarrë

Pas premtimit se nëse do të fitonte Bashkinë do t’i vinte tritolin Tiranës, kandidatja e Berishës Adriana Kalaja është shfaqur sërish…
Ajo shihet në një video duke kërcënuar shoferin e një eskavatori në sheshin ku po ndërtohet Teatri i ri Kombëtar.
“Do të të terheq zvarrë, do të të nxjerr jashtë njëherë se jam avokatja e Aleancës. Ej zbrit poshtë, zbrit poshtë ti se do të të nxjerr zvarrë. Zbrit poshtê se nuk ka shanse fare jo, ti po as njeri në botë të futet dhe të punojë. Dakord?!”, dëgjohet të thotë me kandidatja e Berishës për Tiranën.
Adriana Kalaja: Do përballemi fizikisht me policinë për të penguar punimet te sheshi i Teatrit Kombëtar
Kandidatja e Berishës për Tiranën, Adriana Kalaja deklaroi se do të përballen edhe fizikisht me punonjës të policisë për t’i penguar punimet te sheshi i Teatrit Kombëtar.
Ndër të tjera, Kalaja nënvizoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut në lidhje me këtë çështje.
“Protesta jonë e sotme nuk lidhet me kundërshtimin që kemi ne për një teatër të ri, siç mundohet pushteti, siç mundohet mafia e betonit, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, ta propagandojnë. Ne jemi kundra fillimit të një vepre, në sheshin e Teatrit Kombëtar, që vetëm teatër nuk është, por është një qendër tregtare, pas së cilës do jenë edhe disa kulla që do të ngrihen aty.
Këto veprime bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka shpallur antikushtetues vendimin e transferimit të pronës së Teatrit Kombëtar, nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, duke detyruar Bashkinë Tiranë të kthejë pronën siç ka qenë më 7 maj të 2020-ës, një ditë përpara se të firmosej nga Këshilli i Ministrave transferimi i pronës.
Patjetër, do tentojmë ta pengojmë, kjo nuk mbaron sot, do ta shihni në ditët në vijim. Do përballemi edhe fizikisht për t’i ndaluar”, deklaroi ajo

TRENDING

Exit mobile version