Rajon

Aferë spiunazhi e kompanisë serbo-ruse të naftës në Rumani

Bastisjet në ‘NIS Petrol’ në Timisoara dhe Bukuresht në Rumani, kanë ngritur pyetje të shumta në Beograd. E para në seri është se nëse kompania, me pjesë pronësie serbe edhe ruse, ka vjedhur informacione konfidenciale për naftën dhe i ka transferuar ato në Rusi

Një aferë spiunazhi apo gjeopolitike? Cilët janë “spiunët” në radhët e ‘NIS Petrolit’ që i dhanë Beogradit dhe Moskës informacione të ndjeshme për depozitat e naftës dhe gazit në Rumani? Një ditë pasi policia rumune bastisi ambientet e kompanisë me anë të një operacioni special dhe kontrolloi shtëpitë e disa zyrtarëve, kundër katër personave u ngritën akuzat për spiunazh.

Ndërkohë, kompania ‘NIS Petrol’ nuk ka komentuar për ngjarjen.

Disa media në Beograd, aferën në Rumani e interpretojnë si luftë për energji, të cilën, siç thonë ata, e ka shpallur presidenti Aleksandër Vuçiç apo edhe si aferë politiko-spiunazhi.

TRENDING

Exit mobile version