Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ka zbuluar mjaft detaje të reja nga jeta e saj private në një intervistë për emisionin ‘Glamour Zone’.
Ndër të tjera, Shqipe Hysenaj rrëfeu edhe një sekret familjar.
Ester Bylyku: Publiku nuk di thuajse asgjë për jetën tënde përpara famës. Çfarë ke punuar përpara se të bëheshe e njohur?
Shqipe Hysenaj: Babi nuk ka dashur që unë të punoj, ka qene gjithnjë kundër, por mua më pëlqen puna. Kam punuar si instruktore në një palestër dhe kam bërë plane dietash. Kam punuar edhe si edukatore, më pëlqejnë shumë fëmijët.