Kronike

Aksi Fier-Vlorë, aksidentohet familja, humb jetën fëmija

VLORË– Kthimi në Shqipëri është kthyer në një tragjedi për familjen Mithi! Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Fier-Vlorë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të fshatit Panaja, Orhan Mithi, vetëm 10-vjeç ka ndërruar jetë.

Andi Mithi, 33-vjeç, i cili po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët, pasi ishin kthyer nga Turqia, duke drejtuar makinën tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me tabelën në anë të rrugës. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga aksidenti i rëndë një nga fëmijët, 10-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe shtetasja Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

….

Orhan Mithi, 10-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë. ntv.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e kthyer përmbys në anën tjetër të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur fëmija tjetër i familjes Mithi vetëm 3 vjeç, si dhe Andi e Albana Mithi. Dyshohet se makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tabelë e më pas ka përfunduar në anën tjetër të rrugës duke u kthyer përmbys.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version