NTV
No Result
View All Result
04/03/2021 , 5:39
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
04/03/2021 , 5:39
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009

ARRSH - INFORMACION PËR OPINION PUBLIK DHE MEDIAT

by Golemi
11/01/2021 , 16:03
E pabesueshme! ARRSH jep njoftimin: Reshjet çajnë në dysh rrugën e Borshit, e cila…
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
“Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 – Data e Përfundimit 15.06.2009
Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar).
Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive.
Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor.
Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore.
Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m. Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës.
Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë. Në objekt është vendosur sinjalistika, e cila njofton përdoruesit e rrugës për dëmtimin.
Nga ana e ARRSH do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës, pasi është një rrëshqitje e re e shkaktuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit.
Për këtë situatë do të ndërhyhet me masa emergjente inxhinierike që lidhen me:
– Marrjen e masave paraprake për garantimin e korsisë së vetme të kalimit para se të nisë puna në pjesën e dëmtuar.
– Skarifikimin e komplet shtresave të dëmtuara.
– Prishjen e murit ekzistues.
– Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes
– Ndërtimi i shtresave të reja rrugore.
– Disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, si dhe atyre nëntokësore, ku do të aplikohen drenazhimet me tubacione betoni.
– Plotësimi me sinjalistikën e domosdoshme horizontale e vertikale.
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Related Posts

Zgjedhjet më të rëndësishme se jetët? Asnjë shenjë nga Komiteti Teknik për masa të reja anti-Covid
Aktualitet

Zgjedhjet më të rëndësishme se jetët? Asnjë shenjë nga Komiteti Teknik për masa të reja anti-Covid

03/03/2021 , 15:38
Nis vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, përfitojnë 56 pensionistë
Aktualitet

Nis vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, përfitojnë 56 pensionistë

03/03/2021 , 12:51
Tërmeti në Greqi trondit Ballkanin, ndjehet në Shqipëri dhe Maqedoni
Aktualitet

Tërmeti në Greqi trondit Ballkanin, ndjehet në Shqipëri dhe Maqedoni

03/03/2021 , 11:41

Recent Posts

  • Bilanci në Kosovë – Brenda 24 orëve të fundit ndërrojnë jetë 5 pacientë, rezultojnë pozitiv me Covid 568 të tjerë
  • Autori zbriti nga mjeti me xhama të zinj dhe qëlloi me breshëri 31-vjeçarin, dyshohet për konflikt jashtë Shqipërisë
  • “Pse nuk e bëni publike?” Ana i përgjigjet zërave për lidhjen me Fationin
  • COVID-19 i mori parakohe nga jeta babain, moderatorja e njohur shqiptare rrëqeth me dedikimin e saj: Më dhemb shumë që nuk je këtu me ne! (VIDEO)
  • Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë

Kategorite

  • Aktualitet (2,002)
  • Bota (2,014)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (242)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (127)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (309)
  • Kronike (766)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (97)
  • Lifestyle (664)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (120)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,456)
  • Politike (1,027)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (126)
  • Shendeti (452)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (386)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!