Kronike

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krahës- Malas, ku një 41-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rrugës.

Nga aksidenti është lënduar shoferi dhe dy pasagjere që ndodhenin në makinë. Tre të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Tepelenës/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, në aksin rrugor ‘Krahës-Malas’, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version