Kronike

Aksident i rëndë/ 21-vjeçari përplas çiklistin

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se një 21-vjeçar i identifikuar me iniciale H.K. parkoi mjetet në lagjen “30 Vjetori” dhe pasi hapi derën për të dalë, ka përplasur një burrë që po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit i identifikuar me iniciale Q. S. është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. I riu është arrestuar dhe do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës. Nuk dihen ende detaje të reja nga aksidenti, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version