Kronike

Aksident i rëndë/ Humb jetën adoleshenti…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Plirëz të Poliçanit këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 15-vjeçari Françesko Zylyftari duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka humbur jetën 15-vjeçari Afisaldo Zylyftari si dhe u plagosën drejtuesi i mjetit dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Njoftimi i policisë

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version