Bota

Aksident i rëndë, makina futet brenda në kafene, plagosen 7 persona (VIDEO)

Një aksident është regjistruar në një kafene në Torino Itali, ku një makinë përplaset me dërën e lokalit dhe përfundon duke marrë para disa klientë.

Në videot e sigurisë të cilat jane publikuar nga mediat italiane, duket makina e cila ka humbur kontrollin dhe thyen derën e kafenesë, duke marrë para disa klientë të cilët ndodheshin pranë daljes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën locale, teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë lokale.

Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima.

Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për BBC, vajza e pronares së kafenesë, Simona Carastro. Ndërsa policia po heton ende rrethanat e aksidentit.

 

TRENDING

Exit mobile version