Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës – Nga dy automjetet që janë përfshirë në aksident nuk ka pasur të…

Dy automjete dhe një motor janë përfshirë në aksident pak minuta më parë në Durrës.

Sipas informacioneve të para, raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore te mbikalimi pasagjerëve të Portit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa siç shihen në pamje dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Motori i përfshirë në aksident, pas përplasjes ka përfunduar brenda një biznesi pranë rrugës, ndërsa një nga makinat është përplasur me një pemë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version