04/06/2021 , 13:45

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën “Ali Demi” në Vlorë, ku janë përplasur nga një makinë dy të mitur.

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin