Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me drejtues  B.P., E.N.,dhe Z.C.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi me iniciale B.P. dhe tre pasagjerët që ai kishte në automjet. Të katër të dëmtuarit ndodhen në  spitalin Rajonal Lezhë duke marrë kujdes shëndetësor.

Kurse,  drejtuesit e dy mjeteve të tjera E.N.,dhe Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin