Kronike

Aksident në aksin Levan-Vlorë, lëndohet e reja

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Vlorë” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy mjete, e për pasojë është lënduar një 30-vjeçare. Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, automjeti tip “Honday” me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version