Uncategorized

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 7 të plagosur

Një aksident i rëndë është raportuar në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Kallmetit mëngjesin e kësaj të hëne. Janë plagosur 7 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve në gjendje kritike është një fëmijë, një burrë dhe dy gra. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Paraprakisht mendohet se mjeti tip ‘Audi’ me targa kosovare i cili ka bërë një parakalim të gabuar është shkak i këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version