13/06/2021 , 23:21

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas biçikletën, plagoset 68-vjeçari

LUSHNJË

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku ka mbetur i plagosur një 68-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. I moshuar ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin