Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, maunia përplaset me trafikndarësen e bllokon trafikun (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Incidenti ka ndodhur sapo kalon zonën e Sukthit. Bëhet e ditur se një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Madje në pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip shihet se një pjesë e kamionit ka përfunduar mbi trafikndarëse.

Policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar, por aksidenti ka krijuar trafik në autostradë dhe janë dashur pak kohë deri në largimin e mjetit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e trafikut.

gsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version