Kronike

Aksident në autostradën Kukës-Morinë, raportohet për dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Kukës-Morinë. Shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K.K., të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:00, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K.K., të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version