Kronike

Aksident në autostradën Tiranë – Durrës, makina del nga rruga e bie në kanal, humb jetën 33 vjeçari

Një 33 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës. “Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari” informoi sot policia e Durrësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, ja kush është shoferi 33-vjeçar që humbi jetën

Ermal Dervishi është i riu që humbi jetën sot, në aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se i riu ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën e lagur nga shiu i madh që ra, e për pasojë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka fluturuar në arë.

TRENDING

Exit mobile version