Kronike

Aksident në Greqi, humb jetën 27-vjeçari nga Shqipëria

Një 27 vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Greqi. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skylabelas. Shqiptari e humbi kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur me veturë.

Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa kjo e shkaktoi hedhjen e të riut nga vetura.

Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësit, por shqiptari nuk mbijetoi. 27-vjeçari banonte që disa vjet në Mykonos. Ai punonte në një lokal në plazhin e kësaj zone

TRENDING

Exit mobile version