Kronike

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në minierë. Ngjarja ka ndodhur në në një minierë në Klos të Bulqizës. 55-vjeçari me inicialet N.S., ka qenë duke punuar në momentin që është aksidentuar.

Sipas informacionit të marrë, minatorit i ka rënë një masiv shkëmbor ku ka pësuar dhe fraktura. Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

TRENDING

Exit mobile version