14/06/2021 , 2:06

Aksident në “Misto Mame”, aksidentohet një kalimtare, drejtuesi braktis makinën dhe largohet

Një aksident ka ndodhur në kryeqytet, ku ka mbetur e plagosur një grua. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi në zonën e ‘Misto Mames’ në rrugën “Besim Alla”, ku një automjet ka përplasur një grua kalimtare.

Më pas shoferi, sipas dëshmitarëve, rreth 17 vjeç doli nga mjeti dhe u largua me vrap. Policia ka identifikuar drejtuesin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin