Kronike

Aksident tragjik në Itali/ Vdes shqiptari dhe një italiane

Një aksident tragjik ka ndodhur një ditë më parë larg qendrës së Pesaros në Itali. Një mjet tip ‘BMW’ me dy persona, tentoi t’i largohej patrullës policore, e më pas goditi një mjet tjetër, duke lënë pas 2 të vdekur dhe 3 të plagosur.

“BMW” drejtohej nga 27-vjeçari Sulltan Ramadani, maqedonas, me banim në Sant’Angelo në Vado, i cili ishte i shoqëruar nga shoku i tij shqiptar Elvis Cola nga Montecalvo në Foglia, të dy të njohur për drejtësinë, teksa mjeti tip “Fiat 500 X” Kishte në të tre të rinj nga Vallefoglia.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja në makinën “Fiat 500 X”, Mrtina Mazza, 31 vjeç, nënë e një djali 5-vjeçar, ndërroi jetë menjëherë., teksa e motra Alessia që drejtonte makinën dhe shoku i tyre Kevin u plagosën rëndë.

Drejtuesi i mjetit “BMW”, 27-vjeçari Ramadani, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagos rëndë shoku i tij, i cili ndodhet në një spital në Ankona në gjendje të rëndë shëndetësore duke luftuar për jetën.

TRENDING

Exit mobile version