Kronike

Aksident tragjik në Kuçovë, humb jetë 45-vjeçarja

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën  rurale të fshatit Goraj, Perondi. Në një njoftim paraprak, policia bën të ditur se shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/nformacion paraprak

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version