Kronike

Aksidentet në Lezhë, 2 viktima dhe 13 të plagosur

Rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës vijojnë të mbeten problematika përsa i përket aksidenteve rrugore, ku vetëm në harkun kohor të 1 jave janë regjistruar 9 të tilla me një bilanc 2 të vdekur dhe 13 persona të plagosur. Mëngjesin e të shtunës së 16 shtatorit, një punonjës policie në Mirditë humbi jetën dhe një person tjetër mbeti i plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Ndërsa mëngjesin e së mërkurës një mësuese nga Kurbini gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përmbys në një kanal. Një tjetër aksident ndodhi në orët e pasdites të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku përplasja e dy automjeteve solli plagosjen e 4 personave dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në orët e vona po të kësaj mbrëmje një tjetër aksident ndodhi në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës, teksa një person humbi kontrollin e motoçikletës që po drejtonte dhe u rrëzua, duke mbetur i plagosur rëndë. Rekordin e numrit të aksidenteve në rrugët e Lezhës e mban dita e enjte me 5 të tillë dhe 8 persona të plagosur. Aksidenti i fundit ndodhi në orët e pasdites në aksin e vjetër rrugor Pllanë-Rubik, ku një kamion i ngarkuar me inerte u përmbys e për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit. Rrugët pa standarde dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve mbetet shkaku kryesor i aksidenteve në Lezhë, me një bilanc të frikshëm viktimash dhe të plagosurish.

TRENDING

Exit mobile version