Connect with us

Aktualitet

Drejtohuni kompanive të sigurimeve për aksidentet

Published

on

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një prej problematikave më të mëdha të Shqipërisë, që vit pas viti shkaktojnë dhjetëra viktima e qindra të lënduar. Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve.

Sipas statistikave, Shqipëria ka një normë prej 14 aksidentesh për 100 mijë banorë, shifër kjo e vlerësuar ndër më të lartat në vendet e rajonit. Në një raport të mëparshëm, Banka Botërore e rendiste Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për normën më të lartë të vdekjeve në rrugë, përkatësisht 94 vdekje për 1 milion banorë.

Nxitur nga kjo situatë CEO i kompanisë së sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari, në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News, ka dhënë disa këshilla me vlerë për drejtuesit e automjeteve që përfshihen në aksidente.

“Ligji e ka përcaktuar qartë. Në çdo aksident përfitojnë edhe pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit nëse nuk është shkaktar në aksident. Makina shkaktare nuk përfiton. Pasagjerët në makinën shkaktare përfitojnë.
Shoferi i makinës shkaktare nuk përfiton prandaj u themi gjithmonë qytetarëve, në qoftë se përfshihesh në aksident, tregohu i kujdesshëm që mos rezultosh fajtor, tregohu i kujdesshëm të mbrosh veten tënde, tregohu i kujdesshëm nga manipulimi që bëjnë policët sepse presioni në moment është shumë i madh. Ndërrojnë fajësinë dhe ky është një krim i madh që bën Policia duke ndërruar fajësinë nga një makinë në tjetër. Kjo është shumë e rëndë sepse Policia është ajo që bën evidentimin e ngjarjeve.

Përfituesit janë të përcaktuar qartë. Rregullorja e AMF e ka të përcaktuar vlerën e dëmshpërblimit dhe mënyrën e dëmshpërblimit të qartë. Secili klient është i lutur të shkojë në kompanitë e sigurimeve dhe mbi bazën e rregullores së AMF në mënyrë automatike e nxjerr vlerën ashtu siç bëhet vlerësimi për dëmet materiale”, tha ndër të tjera CEO i Grupit SIGAL.

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve. Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në Spitalin e Traumës apo pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i njohur shkurt si “Morgu i Tiranës”, ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme. Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës. Nëpërmjet prokurës bllokohet
pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet. Për këtë arsye, Z. Ponari gjeti edhe një herë mundësinë që ti drejtohej qytetarëve me një apel
shumë të qartë: “drejtohuni te kompanitë e sigurimeve, shmangni avoketërit apo ndërmjetësit”.

“Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe. Të gjithë njerëzve ua them me shumë sinqeritet. Shkoni në kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentar, që
është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës. Por mendoj se më e mira është ta zgjidhësh problemin brenda kompanisë së sigurimit, të kërkosh vlerën që të takon e të largohesh. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident”, u shpreh z.Ponari.

 

Aktualitet

Skandal/ Pronari tenton të godasë me thikë klientin

Published

on

By

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve.

 

Video që po shihni është xhiruar në një restorant ën Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.

Ende pa kaluar dhimbja që përjetuam ditën e martë, ku skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase përplasi për vdekje në breg të detit 7-vjecaren Jonada Avdia, një tjetër ngjarje mund të ishte kthyer në tragjedi, siç është rasti i restorantit në Sarandë.

Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.

Continue Reading

Aktualitet

‘Nuk ka kontroll’, pushuesit: Motorët lëvizin me shpejtësi

Published

on

By

Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët

Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

“Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”

“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.”

“Mirë nuk është po varet sa  tolerojnë këtu. Tash çfarë të bëjmë, jetojmë në Shqipëri.”

“Aman motorët po, kanë zhurmë, prishin dhe ajrin.”

Ka edhe nga ata që i kanë parë me kujdes dhe thonë se mjetet lundruese nuk I afrohen bregut.

“Një ditë është afruar më shumë po menjëherë ka ndërhyrë policia dhe e ka thir dhe i kanë marrë motorin.”

“Këtë herë më e siguruar. S’po na lejojnë me u zhyt, se duhet me u rujt.”

Ankohen edhe për mungesën e rojeve bregdetare.

“Këtu afër meje, nuk shof. I shof kubinat ku janë të vendosur aman nuk i kam pa. duhet normal, prandaj është i obliguar ai persona “

“Duhet me pas sepse ka njerëz qe nuk dinë not.”

“Nuk më ka thënë njeri që këta janë shpëtimtar.

“Nuk kam parë herët është hala. “

“Po duhet të ketë se ka fëmijë shumë.”

Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik.

Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur rregullat./abcnews.al

Continue Reading

Aktualitet

Rritja e çmimeve/ BSH: Qeveria tjetër paketë suporti

Published

on

By

Qeveria duhet të mbështesë  me një tjetër paketë familjet me të ardhura të pakta për të kompensuar rritjen drastike të  çmimeve. Ky është rekomandimi i Bankës së Shqipërisë  në një kohë që në vend po regjistrohen çmime rekord të produkteve ushqimore.

Banka Qendrore thekson se rritja e inflacionit është një shqetësim serioz dhe në  pjesën e mbetur të vitit parashikohet që  të forcohet edhe më shumë.aktualisht  në vend nuk po zbatohet asnjë subvencion për pensionistët dhe familjet në nevojë pasi paketa e miratuar  nga qeveria ku pensionistët përfitonin 3 mijë lekë  ka përfunduar në muajin qershor.

“Rritja e inflacionit është padyshim një shqetësim serioz për familjet shqiptare, dhe sidomos për ato me të ardhura të pakta.Një paketë e dytë suporti do të ishte – natyrisht – e dëshirueshme për familjet shqiptare. Megjithatë, mundësia e aplikimit dhe formati i saj duhen akomoduar brenda kufizimeve të buxhetit, jo thjesht të vitit aktual por edhe atij të vitit të ardhshëm, për të mos dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike. Sa më sipër, i takon qeverisë shqiptare të bëjë analizat dhe të ndërmarrë masat e duhura, në interes të shpërndarjes sa më të drejtë të kostove të kësaj goditjeje dhe të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit.”

Shtrenjtimi  i  çmimeve  në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë parashikohet të ndikojë edhe në ecurinë ekonomike në vend.

“Për nga vetë origjina e goditjes, nivelet e larta të inflacionit kanë një ndikim negativ mbi ritmin e rritjes ekonomike. Sikundër e kemi theksuar, rritja e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2022 ka ardhur si pasojë e rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para në tregjet botërore gjatë këtij viti. Shqipëria, si një importues neto i një pjese të madhe të këtyre produkteve, do të detyrohet të paguajë një faturë më të lartë importi, sidomos për ato produkte të cilët nuk kanë zëvendësues në ekonominë tonë. Kjo nënkupton edhe një nivel relativisht më të ulët shpenzimesh për mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, gjithnjë në raport me situatën e mungesës së goditjes.”

  Në vlerësimet aktuale Banka e Shqipërisë  parashikon se rritja ekonomike për vitin aktual pritet të jetë rreth intervalit 3.5 – 4%. Më tej, për dy vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje rreth nivelit 3%.

Continue Reading

Aktualitet

Dy të rinj ngacmuan gra të martuara, sherr me burrat

Published

on

By

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”,  ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike, me dy grupet respektive që kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

 

 

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 06.08.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING