Aktualitet

Aksidenti në Astir/ Identifikohet viktima që u përplas nga makina

Viktima e aksidentit të Astirit pasditen e djeshme është identifikuar nga ekspertët mjeko-ligjorë. Mësohet se nga aksidenti i frikshëm, ku u përplas nga një makinë, ka mbetur i vdekur në vend një i moshuar.

Viktima i identifikuar është një 67-vjeçar me inicialet P.G. I moshuari u përplas nga një makinë tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë gri, i cili drejtohej nga qytetari me inicialet P.M.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Unazën e Re në Astir pasditen e djeshme. Qytetari me inicialet P.M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një person. Këmbësori ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariat.

TRENDING

Exit mobile version