Kronike

Aksidenti në Divjakë, shikoni si është bërë ‘shoshë’ makina

Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u lënduan. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, drejtuesi i mjetit L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Siç duket edhe nga pamjet e aksidentit, ku mjeti është bërë “shoshë” dhe copëtuar nga impakti i përplasjes. Aq sa edhe drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetën në vend. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

TRENDING

Exit mobile version