Kronike

Aksidenti tek mbikalimi i Saukut/ Reagon policia: 2 të vdekura dhe…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Re në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj. Policia ka konfirmuar se 2 shtetase kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

 

 

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

TRENDING

Exit mobile version