Bota

Aksidenti tragjik/ Autobusi me pushues bie nga ura, 10 viktima e 30 të plagosur

Të paktën 10 persona kanë humbu jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur në Brazil pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti tragjik, ku një autobus peshuesish ka rënë nga një mbikalim 15 metra i lartë.

Incidenti ndodhi në kalimin “Ponte Torta”, në Joao Monlevade, në lindje të vendit.

Autobuzi i mbushur me turistë, u përplas me barrierat anësore të mbikalimit, duke i thyer ato dhunshëm e duke rënë në binarët hekurudhorë poshtë tyre.

Ende nuk dihet se nga vinte autobusi apo cili ishte destinacioni i tij. Policia tha se prioriteti aktualisht është ndihma për viktimat, ndërsa shtonin se në aksident duket se ishte përfshirë dhe një kamion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version