11/06/2021 , 9:15

Aksidentoi gruan shtatzënë me “Benz”-in luksoz dhe e la pa këmbë, arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit

TIRANË– Jehon Breçani, përgjegjësi i një aksidenti të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, është vënë në pranga.

Sipas njoftimit të polivisë, Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, është prangosur një ditë pasi përplasur me mjetin e tij luksoz, një vajzë shtatzënë, Xhesina Gega, e cila ka mbetur dhe pa këmbë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Një 23-vjeçare shtatzënë, Xhesina Gega ka mbetur pa këmbë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u aksidentua nga Jehon Breçani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Rreth orës 19:30 të pasdites, e reja po priste urbanin, në momentin që Breçani humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli nga rruga. Fillimisht mjeti i tij tip ‘Benz’ është përplasur një pemë e më pas ka aksidentuar një këmbësore shtatëzënë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin