Kronike

Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Elbasan, vihet në pranga 20 vjeçari

Policia vendos në pranga 20-vjeçarin që aksidentoi për vdekje të moshuarin në Elbasan

Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. L., 17 vjeç, banues në Lisaj, Belsh, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, duke drejtuar pa leje drejtmi motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë është rrezuar. 17-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit tē Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, pasi duke luajtur me bashkëmoshatarët, në shkollë, dyshohet se aksidentalisht ka goditur me grusht, në bark, një 14-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

TRENDING

Exit mobile version