Bota

Akt sabotazhi në hekurudhën gjermane, ndalen trenat

Trenat ndaluan për më shumë se tre orë në Gjermaninë veriperëndimore për shkak të një akti të qëllimshëm sabotimi kundër infrastrukturës së hekurudhave gjermane.

Kabllot e një rrjeti thelbësor komunikimi për trafikun ishin prenë qëllimisht në dy vende të ndryshme, pranë Berlinit dhe në Herne, në North-Rhine Westphalia.

Ministri i Transportit konfirmoi se ishte një akt i qëllimshëm dhe shtoi se policia federale po heton mbi ngjarjen.

Vetëm gjatë mbrëmjes qarkullimi hekurudhor u rikthye gradualisht në normalitet në të gjithë vendin.

TRENDING

Exit mobile version