Pinknews

Aktorja e njohur: Kur jam me pushime nuk ha darkë që të kursej

Monika Lubonja foli për pushimet e saj verore ku tha se për të ka shumë rëndësi kontakti me natyrën. Aktorja thotë se nuk dëshiron të shpenzojë shumë për pushime. “Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura pushimet. E dua pak komoditetin”, tha Monika. Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime. Monika flet troç: “Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë pehriz. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”

 

TRENDING

Exit mobile version