Aktualitet

AKU kryen 210 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 210 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid
Task-Forca Anti-Covid këmbëngul në çdo monitorim në biznese dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatim të përpiktë të protokolleve të sigurisë , në mbajtje të maskave si dhe në ruajtje të distancës, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.
Gjatë inspektimeve janë dhënë shtatë masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për mos rinovim të librezave shëndetësore, mungesë të planit 3D , si dhe higjenizim të ambienteve të magazinimit
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.
AKU është e pranishme në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version