Aktualitet

AKU kryen 377 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 377 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Task-Forca vijon me monitorime dhe këshillime në të gjitha bizneset dhe nivelet e sistemit arsimor, në respektim të protokolleve anti-covid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit, si dhe mungesë të planeve DDD.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 35 mostra në monitorim të qumështit, verës, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version