Kosova

Akull dhe zjarr/ A janë të tilla marrëdhëniet Serbi-SHBA

Nga vendosja e sanksioneve ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, te “shqetësimet për korrupsionin dhe ndikimin e politikës në ekonomi” të shprehura në raportin e Departamentit të Shtetit. Serbia gjatë muajit të fundit ka marrë disa kritika nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vijnë në një kohë kur SHBA-të po ushtrojnë presion diplomatik mbi Beogradin dhe Prishtinën për të ulur tensionet në veri të Kosovës.Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit janë të rënduara nga refuzimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, për të cilat insiston Perëndimi.Po a janë kritikat një shenjë se SHBA po u dërgon paralajmërime autoriteteve në Beograd?Për Igor Novakovic nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri në Serbi,  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përcaktojnë qartë kufijtë deri ku janë të gatshme të tolerojnë disa personalitete dhe lëvizje të caktuara të Serbisë. Këtu, mbi të gjitha, i referohem marrëdhënieve me Rusinë”

TRENDING

Exit mobile version