Politike

Akuzat për Berishën/ Spaho: Janë sajuar nga Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka dalë në krah kreut të demokratëve Sali Berishës i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre për dosjen “Partizani”.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Sapho akuzon Edi Ramën si orkestrues të këtij akti të konsideruar të paprecedent të drejtësisë së komanduar për të goditur opozitën.

“Edi Rama dhe sistemi i korruptuar i drejtësisë, në një akt të paprecedente, me motive të qarta politike akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për pastrim të produkteve të jashtëligjshme.

“Akuza” dhe shpifje të tilla pa paraqitur asnjë fakt ka mbi dy vjet që i bëhen zotit Berisha, me synimin për t’i dhënë fund demokracisë në vendin tonë dhe instaluar si “opozitë” kukullat e Edi Ramës.
Në shtator 2021, nën drejtimin e zotit Berisha filloi lëvizja e Rithemelimit, të cilës iu bashkëngjitëm dhe e mbështetëm me të gjitha forcat.

Pas ngjarjeve të fundit, të cilat përbëjnë një sulm të pastër dhe me synime politike, jemi më të vendosur se kurrë për të qenë në krah të zotit Berisha, në betejën e madhe për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe rivendosur rendin demokratik.
E vërteta, drejtësia dhe demokracia do triumfojnë”, shkruan Spaho.

TRENDING

Exit mobile version