Politike

Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Bardhi: Nuk jam peng i askujt

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur poshtë akuzat se ka një pakt të fshehur me kryedemokratin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se me Berishën nuk e lidh asgjë dhe nuk ka patur kurrë pakte të fshehura.

Ai thotë se është njeri i lirë, nuk ndikohet nga askush e se nuk është peng i asnjë personi.

“Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja. Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qëndrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim! Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan Bardhi.

TRENDING

Exit mobile version